Macron në favor të përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të sulmuar territorin rus
Autori: Gazeta inFokus
08:34 | 29 Maj 2024
Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot në favor të përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të sulmuar pozicionet në territorin rus.
“Ne mendojmë se duhet të lejojmë forcat ukrainase të neutralizojnë vendet ushtarake nga të cilat lëshohen raketat dhe kryesisht vendet ushtarake nga të cilat sulmohet Ukraina”, tha Macron pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin.
“Ne nuk duhet të lejojmë që të goditen objektiva të tjera në Rusi, natyrisht kapacitete civile, apo objektiva të tjerë ushtarakë”, shtoi ai.
“Toka ukrainase po sulmohet de fakto nga bazat e vendosura në Rusi. Si ua shpjegoni ukrainasve se ata duhet të mbrojnë qytetet e tyre?”, tha Macron.
“Nëse ju u thoni atyre: ‘Nuk duhet të arrini në pikën nga të cilat lëshohen raketat’, atëherë në thelb po thoni: ‘Ne po ju furnizojmë me armë, por ju nuk duhet të mbroni veten”, shtoi ai.Macron tregoi gjithashtu një hartë të vijës së frontit aktual në Ukrainë dhe nënvizoi se Franca nuk kërkon ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Scholz theksoi se Ukraina ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar.
“Përdorimi i armëve të furnizuara nga SHBA-ja, Franca dhe Gjermania është subjekt i përputhjes me ligjin ndërkombëtar”, tha ai.
Gjermania dhe disa vende të tjera kanë vendosur të dërgojnë armë në Ukrainë me kush që ato të mos përdoren për të sulmuar objektivat në Rusi, nga frika se përndryshe NATO mund të bëhet palë në luftë.Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kohët e fundit propozoi heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































