Lajme

Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 15 May 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq për marrjen e detyrës dhe ka thënë se Gjermania është e gatshme të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas Shërbimit për shtyp të Qeverisë Federale të Gjermanisë, Scholz vlerësoi se Serbia ka mundësi të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, përcjell klankosova.tv.

”Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ju uroj suksese dhe fat në sfidat që ju presin”, tha Scholz.

-Advertisement-

“Ju përgëzoj për marrjen e detyrës. Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj të reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera