Lajme

Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 15 May 2024

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel për dinarin, ka dështuar shkaku që Serbia ka paraqitur kushte të reja.

Bislimi thotë se nga takimi i tretë nuk ka asnjë lëvizje pozitive nga ana e Serbisë.

“Që nga takimi i tretë nuk ka asnjë lëvizje pozitive nga pala serbe, por ka vetëm tërheqje. Ka pasur tërheqje dhe nga vetë propozimet dhe komentet që i kanë dërguar vetë në Bruksel”, u shpreh Bislimi.

-Advertisement-

“Në komentet që kanë dërguar dje kanë thënë që janë dakord që të krijohet një ndërmarrje e re private në Kosovë, e cila gjatë periudhës së përkohshme do të mund të transferonte para në zarfe për ata persona që janë në moshë të shtyrë dhe nuk mund të hapin llogari bankare. Ndërsa sot ata insistonin që kjo kompania duhet të jetë kompani shtetërore serbe por e krijuar në Kosovë si një entitet privat që nuk ka kurrfarë logjike ekonomike”, u shpreh Bislimi në konferencën për media.

Ndërkohë, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, potencoi se është i hapur që t’i pres palët nëse ofrojnë një zgjidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera