Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Autori: Gazeta inFokus
07:46 | 16 Maj 2024
Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit të saj me Kosovën, të ofruara nga qeveria britanike, në një përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Mbretërisë se Bashkuar dhe për të gjurmuar aktivitetin kriminal në rajon. Njoftimi u bë të mërkurën nga autoritetet britanike.
Sipas autoriteteve britanike dhe mediave lokale shqiptare, shtetasit shqiptarë ishin në mesin e 45,000 personave që mbërritën në Britaninë e Madhe me skafe në vitin 2022, në kërkim të një pune më të mirëpaguar krahasuar me vendet fqinje si Greqia apo Italia. Shumë prej tyre përfundojnë duke punuar në shtëpitë e kultivimit të kanabisit, deri në dy vjet, për të paguar paratë që u detyrohen trafikantëve.Zyrtarët e lartë britanikë i kanë quajtur më pare flukset e shqiptarëve “pushtim”, gjë që shkaktoi tensione diplomatike me Tiranën, e cila i akuzoi ata se po “i veçonin” shqiptarët për “qëllime politike”.
Rrjeti i sapo instaluar – i cili ka kushtuar 1.86 milion euro – përfshin dhe një flotë dronësh e kamerash që përdoren për të identifikuar targat e makinave.
Dronët do t’u japin mundësi autoriteteve të gjurmojnë emigrantët që kalojnë nëpër zonat malore të Shqipërisë veriore, të cilët policia e ka të vështirë t’i monitorojë, ndërsa kamerat do të ndihmojnë sistemet shqiptare, të identifikojnë automjetet britanike të përdorura nga kriminelët, që kërkojnë të shmangin zbulimin nga policia lokale, thuhej në një deklaratë të dërguar me email agjencisë ‘Associated Press’ nga ambasada britanike në Tirana.
Ministri britanik Kundër Migracionit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, i cili ndodhej në Tiranë, zhvilloi të martën bisedime me ministrat e Brendshëm nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Taulant Balla dhe Xhelal Svecla, mbi përpjekjet e përbashkëta për të luftuar “emigracionin e paligjshëm”.
Zoti Tomlinson tha se partneriteti me Shqipërinë është “një pikë referimi për mënyrën se si ne duam të punojmë me partnerët në nivel global”, duke shtuar se pothuajse asnjë shqiptar nuk po mbërrin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.
“Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera jo vetëm në reduktimin e migracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre. Puna jonë për të ndalur anijet nuk fillon në kanalin e la Manshit – ajo fillon nga burimi”, tha ai.
Shqiptarët nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Bashkuar.
Në vitin 2022, Londra dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje për kthimin e shqiptarëve që mbërrinin me varka në këtë vend. Besohet se mijëra janë kthyer që nga ajo periudhë, megjithëse shifrat zyrtarë nuk janë të disponueshme.
Shqipëria – aktualisht në negociata për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – i ka goditur bandat e trafikimit të qënieve njerëzore në vend, pavarësisht se nuk është një rrugë kryesore për emigrantët.
Në vitin 2019, Shqipëria u bë vendi i parë jo-anëtar i Bashkimit Evropian që kishte oficerë të agjencisë kufitare të bllokut, Frontex, që menaxhonin kufijtë e saj në jug dhe lindje të vendit, ku kalojnë zakonisht emigrantët. Po kështu ata u angazhuan edhe në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Në shkurt parlamenti i Shqipërisë miratoi një marrëveshje që vendi të mbajë mijëra azilkërkues që do të vijnë nga Italia. /VOA

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























