Lajme

Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 01 May 2024

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pressing” të T7, ku po flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.

Për VLEN’n, Sela tha se tani e kanë harruar Albin Kurtin dhe po e përdorin Mickovskin.

-Advertisement-

“Fronti Evropian do ta thellojë akoma më tepër rezultatin, këto janë pritjet, ndryshe nuk ka sesi të shpjegohet edhe sjellja e VLEN’it që tani kanë harruar Albinin dhe përdorin Mickovskin”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera