Lajme

Hovenier: ShBA-ja mbetet e vendosur për ta mbështetur KFOR-in

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 15 May 2024

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i kënaqur që ka marrë pjesë në takimin e sotëm të ambasadorëve dhe të 28 shefave të misioneve bashkë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Hovenier ka deklaruar se ShBA-ja mbetet e vendosur për të mbështetur KFOR-in.

“Jam i kënaqur të bashkohem me kolegët e mi që përfaqësojnë vendet kontribuuese në KFOR, sot në konferencën periodike të COMKFOR-it. SHBA-ja mbetet e vendosur të mbështesë misioni e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Hovenier në “X”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera