Lajme

Skënder Tasholli që u arrestua sot për rastin në Lipjan, akuzohej edhe për një rast tjetër të fajdes

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 15 May 2024

Skënder dhe Albion Tasholli janë babë dhe bir nga Lipjani, të cilët janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Të dy po dyshohen për shtytje në vetëvrasje të 37 vjeçarit, B.S.

Vetëvrasja dyshohet se ndodhi pasi Skënder dhe Albion Tasholli i bën presion atij për një rast të fajdes.

-Advertisement-

Siç ka raportuar Sinjali, në vendin ku B.S dyshohet se e kreu vetëvrasjen, la në një letër emrat e tashmë dy të arrestuarve.

Gjatë ditës, në Shqipëri është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Ekrem Gashi.

E Skënder Tasholli ishte duke u gjykuar edhe për një rast tjetër të fajdes. Rasti kishte ndodhur në vitin 2016, përderisa aktakuza ishte ngritur në vitin 2022.

Sipas aktakuzës, Skënder Tasholli me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, dhe duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të të dëmtuarit A.G, i kishte dhënë atij para me fajde.

Në aktakuzë theksohet se fillimisht i ishte dhënë shuma prej dy mijë euro, me kamatë mujore prej 300 euro, kurse pas pak kohësh i kishte dhënë edhe shtatë mijë euro të tjera, me kamatë prej një mijë euro në muaj. Prej vitit 2016, në emër të fajdes, Skënder Tasholli akuzohej se i kishte marrë nga i dëmtuari 14 mijë e 900 euro. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera