Lajme

Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 01 May 2024

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”.

Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin  motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Kështu, ndaj disa personave janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, ndërsa janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë për personat që nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera