Fokus

Alarmante|Brenda ditës, 100 të rinj kërkojnë të ikin nga Kosova

Autori: Xhejlane Kaçiu 15:11 | 09 April 2019

Të rinjtë e Kosovës po shfrytëzojnë çdo mundësi që të largohen nga vendi tyre.

Brenda një dite, vetëm në një agjenci të punësimit, rreth 100 persona interesohen për kontratë punë jashtë vendit.

Kështu i kanë thënë Gazetës inFokus zyrtarë të agjencisë së punësimit “Punësimi” nga Ferizaj.

-Advertisement-

Sipas tyre qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të siguruar një vend pune në shtetet evropiane.

Madje, kërkesa për punëtor në Gjermani i ka kaluar pritshmërinë e kësaj agjencie.

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti rreth 30 persona kanë siguruar kontratat e punës për në Gjermani dhe janë në procedurë për të siguruar punën jashtë Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Interesimi i madhe për punëtor, por edhe interesimi i të rinjve për punë jashtë vendit ka shtyrë agjencinë nga Ferizaj të organizoj një konferencë punësimi.

“Në muajin prill eventualisht në muajin maj do të organizojmë një konferencë punësimi në Ferizaj, me ç’rast do të mbajmë prezantimin e profileve të punës nga sektori i gastronomisë së bashku me bashkëpunëtorin tonë gjerman. Kemi kërkesa për rreth 500 punëtor, ndërsa interesimi i tejkalon 3/4 fish kërkesën tonë”, thonë në agjencionin “Punësimi”.

Por ky është vetëm një nga dhjetëra agjencione të ngjashme që ofrojnë mundësi për kosovarët që të punojnë jashtë vendit.

Në bazë të dhënave në internet në të gjitha agjencionet ka një interesim të madh të qytetarëve për të ikur nga Kosova. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera