Fokus

Alarmante: 2 mijë e 304 profesionistë shëndetësorë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Autori: H. Smajli 12:04 | 20 November 2020

Që nga fillimi i pandemisë mantelbardhët ishin në frontin e parë në luftën kundër COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

E rastet pozitive në mesin e tyre nuk munguan madje shifrat janë gogja të mëdha.

Në të dhënat e fundit që Gazeta inFokus ka siguruar nga Ministria e Shëndetësisë numri i profesionistëve shëndetësorë të cilët janë infektuar me koronavirus që nga rasti i parë në Kosovë është 2 mijë e 304 raste.

-Advertisement-

Prej tyre më të prekurit nga ky virus janë infermierët e më pas mjekët, shkruan Gazeta inFokus.

Infermierë të infektuar janë 1 mijë e 359 raste ndërsa mjekë 811 të infektuar.

Virusit nuk i kanë shpëtuar as farmacistët ani pse me një numër më të vogël të të infektuarve, gjithsej 96 raste që nga fillimi i pandemisë.

Nga virusi në Kosovë deri më tani kanë humbur jetën 874 persona.

Në muajin e fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve. Të infektuar me COVID-19 që nga rasti i parë në Kosovë kanë qenë 32 mijë e 22 persona.

Aktualisht raste aktive janë edhe 12 mijë e 124./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera