Fokus

Agim Bahtirin e mbulon bora (Foto)

Autori: Xhejlane Kaçiu 16:09 | 09 January 2019

Reshjet e borës që po vazhdojnë edhe në këto momente kanë vështirësuar qarkullimin në qytetin e Mitrovicës.

Sipas fotografive të dërguara nga një lexues i gazetës inFokus, duket se as rrugët e as trotuaret nuk janë pastruar nga bora.

Megjithatë, Nehat Bahtiri, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës tha se të gjitha rrugët e qytetit por edhe ato të fshatrave janë të kalueshme.

-Advertisement-

“Përkundër faktit që ka reshje të borës vazhdimisht të gjitha rrugët në komunën e Mitrovicës janë të kalueshme, si në qytet ashtu edhe në fshatra. Kompania e ngarkuar me këtë detyrë është duke e bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës nëpër rrugët e Mitrovicës” tha Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim.
I pyetur nëse edhe në këto momente po bëhet një gjë e tillë nga kompania, ai tha se logjikisht duhet të pritet që bora të ndalet për të bërë pastrimin.

“Logjikisht duhet të ndalet bora pastaj të bëhet pastrimi, edhe pse ka raste kur bëhet pastrimi edhe gjatë kohës kur është duke rënë borë. Unë për momentin jam në qytet dhe nuk po kam problem të qarkulloj në rrugët e qytetit” tha Bahtiri për gazetën inFokus. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera