Fokus

Abdullahu flet për inFokus: Kurti po rrezikon raportin me SHBA-në, koalicioni nuk ka perspektivë

Autori: Doresa Geci 10:28 | 28 February 2020

Taksa ndaj Serbisë ka krijuar përçarje ndërmjet koalicionit qeverisës.

Kjo për shkak të dallimeve që kanë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë çështje, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e thotë edhe analisti i çështjeve politike, Faton Abudallahu.

-Advertisement-

Në një intervistë për Gazetën inFokus, ai ka thënë se në vend janë dy probleme të mëdha.

“Ajo çka u tha dje, si u tha dje dhe si u shpalos dje në konferencën për shtyp të z. Kurti, tregon se kemi dy probleme të mëdha aktualisht, një thyerja a përçarje të Qeverisë aktuale, një mospajtim të madh dhe tjetra shumë e ndejshme deri në shkallën brengose raporti jo i mirë me SHBA-në. E konstatojë këtë të parën duke u bazuar nga atë çka thanë qeveritarët e tjerë duke përfshirë z. Hoti që është i Lidhjes Demokratike, do të thotë se nuk ka pasur unitetet në këtë qasje të z. Kurti sa i përket taksës”, tha Abudllahu për Gazetën inFokus.

Sipas tij Kurti është duke u sjellë në mënyrë injuruese ndaj LDK-së, dhe është duke harruar që ka vetëm një deputet më shumë se LDK.

“Z. Kurti vazhdon të mos jetë kooperativë dhe vazhdon të mos e kuptoj sa ka fituar vota, që të jep vetës drejtë që të sillet në atë mënyre injurese ndaj LDK-së, pra e ka vënë Lidhjen Demokratike në atë pozitë, thuajse ajo i ka fituar një 15 deputete më pak, e jo që ka vetëm një deputet më pak”, është shprehur Abudallahu.

Kryeministri, Kurti, sipas Abdullahut ka një frikë të madhe të hyjë në dialog me Serbinë.

Kjo frikë sipas tij vjen në këtë kohë kur Shtetet e Bashkuar të Amerikë janë duke u udhëhequr nga Donald Trump.

“Krejt çka po bënë z. Kurti, vështruar nga një prizëm tjetër, është se ai ka frikë ekstra të madhe të hyjë në dialog me Serbinë, në këtë kohë kur në administratën amerikane e udhëheqë Trumpi, ai me qëllim prolongon çdo gjë”, ka deklaruar analisti i çështjeve politike, Faton Abudllahu.

Abudllahu thotë se qasja e kryeministrit ndaj taksës, me direktiva se çfarë duhet të bëjë Brukseli në këtë rast apo si duhet bëj Uashingtoni në rastin tjetër tregon se Albin Kurti ka frikë të vazhdojë tutje.

Për shkak këtyre përçarjeve koalicioni LVV-LDK si duket do të jetë jetëshkurtër sipas Abdullahut.

“Në këtë fazë çfarë ka ndodhur duket se ky koalicion nuk ka perspektivë të gjatë në rënd të parë për shkak të kryeneçësisë të z. Kurti, qasjes së tij qeverisëse në raport me taksën, reciprocitetin dhe dialogun me Serbinë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera