A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?
Autori: H. Smajli 13:31 | 18 September 2020
Veç 23 teste në ditë më shumë po publikohen nga IKSHPK tash kur teste PCR po bëjnë edhe laboratorët privatë.
Kjo krahasuar me kohën kur teste ka bërë veç Instituti, shkruan Gazeta Infokus.
Megjithatë, laboratori i Devollëve brenda dite mesatarisht ka kryer mbi 50 teste.
Këto të dhëna të cilat fillimisht laboratori në fjalë i kishte konsideruar si sekrete e bashkë me të as IKSHPK e as Ministria e Shëndetësisë nuk kishin pranuar t’i ndajnë me mediat, ato Infokusit ia ka dërguar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Nga kjo po i bije që me fillimin e punës së laboratorëve privat, IKSHPK ose ka ulur numrin e testeve që i kryen, ose po i fsheh ato, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi brenda 25 ditësh, kur teste bënte veç Instituti, ishin prezantuar 11 mijë e 405 teste.
E për 25 ditë, tash bashkë me laboratorët privat, IKSHPK ka publikuar 11 mijë e 970 teste, apo veç 565 teste më shumë.
Megjithatë, sipas Autoritetit Kosovar të Konkurrencës gjatë kësaj periudhe 25 ditore, veç Laboratori i Devollëve i ka bërë 1 mijë e 361 testime, shkruan Gazeta Infokus.
Kësisoj, për 25 ditë, Instituti ose ka bërë 796 teste më pak se sa kohën pa privatë ose i ka fshehur ato.
Mirëpo, vet zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, gjatë muajit gusht kishte treguar se edhe rezultatet e privatëve e edhe ato të Institutit publikohen nga ky i fundit.
E për këtë, ka 4 ditë që Gazeta inFokus ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Instituti edhe nga Ministria e Shëndetësisë se a ka ulur numrin e testimeve Instituti apo po i fshehin ato, por që të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje deri në publikimin e këtij teksti./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...