Fokus

A ka dyshime imami i shkarkuar nga BIK për Zotin?

Autori: Halil Berisha 23:35 | 11 September 2019

Drilon Gashi, hoxha që u shkarkua nga posti i imamit nga xhamia në Vitomiricë, dyshon në shumë prej predikimeve të shumë hoxhallarëve.

Kështu, Gashi jep interpretimet e tij sa i përket shumë çështjeve fetare, shkruan gazeta inFokus.

Por, në një intervistë për gazetën inFokus, Hoxha është përgjigjur edhe në atë se a dyshon edhe në vet Zotin.

-Advertisement-

Gashi shton se nuk është e mundur bindja pa dyshim, andaj sipas tij, çdokush që e thotë të kundërten është dogmatik.

“Nuk ka mundësi dikush me thanë që gjatë jetës time intelektuale skom pas asnjë dyshim, ai që thotë kështu është dogmatik 100%, veç ai që nuk studion, që nuk mson që nuk gjurmon nuk ka dyshime hiç, njeri i meçëm në rrugën e tij normal që ka dyshime, nuk ka shancë ti me ardhë deri tek një bindje e caktune nëse gjatë rrugës nuk i ke kaluar 10, 15 dyshime”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera