Fokus

A e injoroi ambasadori amerikan festën zyrtare të pavarësisë së Kosovës?!

Autori: Valon Rogova 20:30 | 20 February 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet që më së shumti ndihmuan Kosovën për t’u çliruar nga Serbia. SHBA-të po ashtu janë ndër vendet e para që njohën shtetin e Kosovës të shpallur 17 shkurtin e vitit 2008.

Por 11 vjet pas gjërat kanë ndryshuar.

17 shkurtin e këtij viti në festën zyrtare të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk u pa ambasadori amerikan Philip S. Kosnett.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila nuk dha dëshmi faktike që dëshmojnë ndonjë takim zyrtar të ambasadorit Kosnett me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn.

Ajo, tregoi se gjatë ditës kur u shënua 11 vjetori, Haradinaj, ka zhvilluar takim me senator amerikan por jo edhe me ambasadorin.

“Gjatë ditës e kemi pasur në takim ambasadorin amerikan. A kështu në festë nuk e di pse s’kanë marrë pjesë. Atë ditë ka pas organizime të ndryshme dhe të njëjtën kohë ka qenë koncerti në Klan dhe sigurisht ftesat janë dërguar, por nuk e di arsyen pse s’ka marrë pjesë ambasadori amerikan”, tha Gashi.

Gazeta inFokus, kontaktoi dhe ambasadën amerikanë, gjegjësisht zëdhënësin e saj Arbnor Haxhibeqiri, i cili për inFokus, theksoi se nuk ka kompetencë që të flasë për këtë çështje.

“Nuk varet nga unë”, u përgjigj shkurt Haxhibeqiri.

Kujtojmë këtu që, kohëve të fundit, ka pasur përplasje në mes të ambasadës dhe qeverisë së Kosovës.

Mollë sherri e kësaj përplasjeje del të jetë këmbëngulësia e kryeministrit të Kosovës për taksën ndaj produkteve serbe.

Ambasadori amerikan Kosnett, në vazhdimësi është duke i kërkuar qeverisë që ta bëj heqjen e menjëhershme të taksës ndaj produkteve serbe.

Në selinë e qeverisë së Kosovës, kërkesa për ta hequr taksën, janë dërguar edhe nga Bashkimi Evropian, përkatësisht ndërmjetësueses për bisedimet e Kosovës me Serbinë, Frederica Mogherinit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera