Fokus

A e dini në cilat vende të botës i investon Kosova paratë e qytetarëve?

Autori: Doresa Geci 10:31 | 18 April 2019

Afro 2 miliardë euro para të buxhetit të Kosovës, bankave komerciale e pensioneve janë të investuara në Irlandë, Luksemburg, Francë e vende tjera të botës.

Por shteti i Kosovës investim parash ka bërë edhe në disa vende jo fort të qëndrueshme.

Miliona janë investuar në Poloni, Bullgari e të tjera.

-Advertisement-

Në bazë të raporti të publikuar nga Banka Qendrore, nga Kosova janë investuar në mbi 20 vende të botës rreth 1.7 miliardë euro.

Më së shumti para ka investuar në Luksemburg, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë vend Banka Qendrore e Kosovës ka investuar hiq më pak se 676 milionë euro.

Irlanda dhe Franca janë dy shtetet tjera të cilat institucionet e Kosovës kanë investuar para.

Në Irlandë Kosova ka investuar 506 milion euro ndërsa në Francë 162 milion.

Në bazë të të dhënave të cilat gazeta inFokus ka siguruara nga BQK-ja janë 13 institucione që kanë investuar në këto vende.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,  NLB Banka,  Banka për Biznes, Turkiye Cumhuriyeti Ziraat bankasi, Banka Ekonomike, Raiffeisen Bank Kosovë , ProCredit Bank, TEB SH.A.   Banka Kombëtare Tregtare Turkiye Is Bankasi,  Komercijalna Banka ad Beograd,  Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Fondi Slloveno – Kosovar i Pensioneve, janë institucionet  që kanë investuar në vendet e tjera botërore” thuhet në përgjigjet e BQK-së për Gazetën inFokus.

Më poshtë mund të gjeni tabelën ku shihet se sa para ka investuara Kosova në secilin shtetet./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera