Serbët e veriut nuk e paguajnë borxhin prej 13 milionë eurove, mbesin pa ujë
Autori: Anita Krasniqi 12:49 | 13 February 2019
Mitrovica e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçani tash e një javë nuk kanë ujë.
Kjo për shkak se serbët e këtyre anëve nuk kanë kryer asnjë pagesë që nga viti 1999 për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” (KURM).
Përveç kësaj, kompania po detyrohet të paguaj edhe TVSH për shërbimet e tyre, shkruan gazeta inFokus.
E kjo po i shkakton plot probleme financiare Kompanisë Rajonale “Mitrovica”.
Kryeshefi i ujësjellësit në Mitrovicë Sami Miftari, për Gazetën inFokus, ka treguar se kjo pjesë e Mitrovicës nuk është duke u furnizuar me ujë.
“Ne kemi ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për katër komuna të pjesë veriore të Mitrovicës. Për shkak se të borxhit së tyre, prej 13 milionë euro, ne si kompani detyrohemi edhe të paguajmë TVSH për qytetarët e asaj pjese, pastaj klorin, fuqia punëtore”, ka thënë Miftari.
Ndërsa Bujar Asllani, kontabilist në këtë kompani, për Infokus ka thënë se vlera e borxhit të serbëve po dëmton rëndë kompaninë e ujësjellësit.
“Përafrisht, 1 milionë e 200 mijë euro ne detyrohemi për çdo vit të paguajmë për t’i furnizuar me ujë. Ndërsa rreth 100 mijë euro në vetëm TVSH pagujamë për ta, ku kjo pjesë është në barrë të ujësjellësit të Mitrovicës. Ky është dëm direkt i yni”, ka thënë Asllani, për infokus.
Asllani tregon se për këtë po ka vonesa edhe për pagat e punëtorëve.
“Kemi ngec edhe me rroga, mirëqenia jonë ka ngec shumë shkaku i Veriut, ma shumë ka harxhime në pjesën veriore sesa në atë jugore”, tregon Asllani.
Sipas tij, komunat e Veriut kanë mbetur krejtësisht pa ujë, pasi që e tërë Mitrovica furnizohet me ujë nga fabrika e Shipolit.
Megjithatë, qytetarët e komunave veriore ende nuk kanë filluar të paguajnë asnjë centë.
Mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës, ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritete kompetent e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...