Fokus

Kadrijaj i përgjigjet LVV-së: AAK nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje, por s’do të bëhet siç doni ju

Autori: H. Smajli 10:58 | 28 May 2024

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i është përgjigjur deklaratave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se dy partitë opozitare, AAK-ja së bashku me LDK-në po hezitojnë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për shkak të frikës ose janë të kënaqur me qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Kadrijaj në një intervistë për Gazetën INFOKUS ka thënë se AAK-ja nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje duke thënë se për këtë tashmë janë duke punuar në terren mirëpo sipas saj shprëndarja e Kuvendit nuk do të bëhet me votën e kësaj partie.

Deputetja e opozitës ka deklaruar se duhet të shpërbëhet qeveria dhe jo Kuvendi për shkak të keq qeverisjes.

-Advertisement-

“Nuk qëndron kjo se AAK-ja ka frikë të shkojë në zgjedhje. E kam thënë një ditë në Kuvendin e Kosovës dhe po e them prapë nëse tash Lëvizja Vetëvendosje ka mbet ka kauza, e vetmja kauzë është me e mbajt zhagun e qeverisë me deklarime që instrumentalizohen prej instrumenteve politike të LVV-së. Aleanca është e gatshme për zgjedhje por jo në formën dhe mënyrën qysh kërkon Lëvizja Vetëvendosje. Ne po kërkojmë të dorëhiqet Albin Kurti ose të shpërbëhet qeveria dhe jo parlamenti. Ne jemi të gatshëm po punojmë në terren dhe për neve nuk është problem çdo ditë jemi të gatshëm për zgjedhje. Numrat i kanë nuk e di pse po e kërkojnë përkrahjen tonë, LVV-ja bashkë me PDK-në dhe minoritetet tjera i kanë më shumë se 80 vota dhe ata munden ta thërrasin një seancë dhe me vota të tyre të shprëndahet paralamenti por jo me votat e Aleancës”, është shprehur Kadrijaj.

Në një intervistë për Infokusin, deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi të hënën tha se dy partitë opozitare, LDK dhe AAK ose janë të kënaqur me qeverisjen ose po kanë frikë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Intervista e plotë: Adnan Rrustemi i VV-së: LDK dhe AAK ose janë të kënaqur me qeverinë Kurti ose kanë frikë nga zgjedhjet

Derisa të hënën po ashtu është mbajtur edhe mbledhja e kryesisë së Kuvendit mirëpo nuk është vendosur që këtë javë të mbahet ndonjë seancë pavarësisht se këto janë ditët e fundit kur mund të vendoset për zgjedhje të parakohshme dhe të bëhet shpërndarja e Kuvendit./Gazeta Infokus/

“Ka koalicion mes PDK-së dhe LVV-së”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera