Supozohej të ishte në paraburgim, ish aktivisti i VV-së, Shemsi Bahtiri i arrestuar për drogë publikon foto nga pishina e një vile?
Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 23 Tetor 2026
Shemsi Bahtiri i arrestuar me 6 qershor të vitit 2025 në aksionin e madh të policisë me Prokurorinë Speciale të quajtur “Qielli i Thyer” ka publikuar në llogarinë e tij në facebook në “story” një fotografi me pamje nga pishina e një vile, shkruan Gazeta Infokus.
Ky profil para arrestimit të tij ka qenë profili i tij, ku Bahtiri ndër të tjera ndante me publikun edhe aktivitetin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk dihet ende nëse i njëjti është liruar nga paraburgimi apo dikush tjetër menaxhon me faqen e tij në facebook.
Gazeta Infokus tashmë ka kontaktuar me Gjykatën Themeloren në Prishtinë dhe Prokurorinë Speciale për të marrë informacionet nëse Bahtiri vazhdon apo jo të jetë ende në paraburgim marrë parasysh që Gjykata kishte vlerësuar se lirimi i tyre do të mund të ndikonte procesin hetimor, proces ky i cili po vazhdon ende, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Shemsi Bahtiri, ish aktivist i LVV-së dhe i afërt me një numër të madh ministrash e deputetësh në këtë parti ishte arrestuar në mesin e 21 të dyshuarve të tjerë për trafikim ndërkombëtar më narkotikë. Atij dhe të tjerëve u ishte vendosur masa e paraburgimit.


Përveç arrestimit, Bahtirit i ishin sekuestruar të paktën 4 vetura dhe tri shtëpi/vila luksoze, të cilat i posedonte në lokacione të ndryshme në zonën e Prishtinës dhe të Ferizajt.
Veprat pernale për të cilat ishin arrestuar të dyshuarit në vitin 2025 ishin “Krimi i organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Shpëlarje e parave”.
Zgjerimi i hetimeve: Pas arrestimit fillestar të 22 personave në qershor të vitit 2025, operacioni ka vazhduar me valë të reja arrestimesh (përfshirë edhe 7 persona të tjerë të arrestuar në shtator 2025), gjë që e mban procesin në fazë intensive të grumbullimit të provave.
Për shkak të natyrës së krimit (trafikim ndërkombëtar i drogës nga Amerika e Jugut dhe Turqia drejt BE-së) dhe vlerës së lartë të pasurisë së sekuestruar (rreth 80 milionë euro), gjykata kishte vlerësuar se lirimi i tyre do të rrezikonte procesin hetimor dhe të njetit u ishte caktuar masa e paraburgimit e cila më pas u ishte vazhduar disa herë.
Mbrojtja e të akuzuarve kishte dorëzuar ankesa kundër këtyre masave, duke bërë që rasti të shqyrtohej edhe në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, e cila kishte refuzuar ankesat dhe pati lënë në fuqi masën e paraburgimit.
Ende nuk është caktuar mbajtja e seancës së parë për shqyrtimin e këtij rasti, seancat e vetme të mbajtura janë ato për vazhdimin e paraburgimit kjo për shkak të dosjes voluminoze të cilën po e heton Prokoria Speciale.
Kujtojmë se pas arrestimit Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar duke u distancuar nga aktivisti Shemsi Bahtiri.
Menjëherë të nesërmen me 4 qershor, Komisioni Disiplinor i LVV-së kishte marrë vendim për ta përjashtuar atë nga anëtarësia e partisë pasi konfirmoi se ai ishte anëtar i tyre./Gazeta Infokus
Profili i Bahtirit:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































