Fokus

Driton Selmanaj pas raportimit të Infokus: “Prona publike nuk është pronë private, e hipokrizia nuk është moral!”

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 21 Tetor 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me raportimin e Infokus për shitjen e 54 pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes negociimit direkt gjatë vitit 2025, shkruan Gazeta Infokus.

Selmanaj, përmes një reagimi, ka kërkuar sqarime se kush i ka përfituar pronat, kujt i janë shitur ato dhe pse është përdorur procedura e negocimit direkt.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me mbrojtjen e interesit publik dhe përgjegjësinë për vendimet e marra.

-Advertisement-

“Moralisti… Kush fitoi? Kujt iu shitën pronat? Pse me negocim direkt? Kush e mbrojti interesin publik dhe kush mban përgjegjësi për këto vendime? Para se të mbani ligjërata për moral e transparencë, jepni përgjigje për këto pyetje!”, ka shkruar Selmanaj.

Deputeti i LDK-së ka rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje për mbylljen e AKP-së në rast se do të vinte në pushtet.

“E për ironi a ju kujtohet kur thoshte: Kur ta merr pushtetin Lëvizja Vetëvendosja, do ta mbyllim AKP. Këta jo që nuk e mbyllen, por po abuzojnë dhe po e shesin pronën publike shumë më keq se që trajtohej më herët”, ka deklaruar ai.

Selmanaj ka drejtuar akuza ndaj pushtetit, duke e cilësuar atë si mashtrues dhe abuzues, ndërsa ka theksuar se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë për të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike.

“Transparenca dhe llogaridhënie nuk u kërkohet vetëm kundërshtarëve politikë. Por ajo duhet të zbatohet në të gjitha fazat e angazhimit politik e publik!”, ka shkruar deputeti.

Në fund të reagimit, Selmanaj ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pronës publike dhe të përgjegjësisë institucionale.

“Prona publike nuk është pronë private, e hipokrizia nuk është moral!”, ka përfunduar ai.

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy