Fokus

A duhet të përdoret SPF vetëm gjatë verës apo edhe në vjeshtë? Ja çfarë thotë dermatologia

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 25 Tetor 2026

Kremi i diellit nuk duhet të përdoret vetëm gjatë verës apo gjatë pushimeve në det. Mbrojtja e lëkurës nga rrezet e diellit është e nevojshme gjatë të katër stinëve të vitit, përfshirë vjeshtën dhe dimrin.

Kështu ka deklaruar dermatologia Dafina Krasniqi, e ftuar në emisionin “Doktor Plus”, ku ka folur për rëndësinë e përdorimit të kremit mbrojtës SPF dhe kujdesin ndaj lëkurës gjatë stinëve më të ftohta.

Sipas saj, shumë qytetarë mendojnë se kremi i diellit duhet të aplikohet vetëm gjatë verës, veçanërisht kur shkojnë në pushime, duke e neglizhuar përdorimin e tij gjatë pjesës tjetër të vitit.

-Advertisement-

Dermatologia ka theksuar se edhe gjatë dimrit lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të ndikojnë në shfaqjen e hiperpigmentimit dhe problemeve të tjera të lëkurës.

“Njerëzit janë duke menduar që vetëm verës ose vetëm kur shkojnë në deti, vetëm ato 10 ditë me apliku kremin e diellit. Kremi i diellit duhet me u apliku katër stinët e vitit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka theksuar se përdorimi i kremit mbrojtës duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme të kujdesit për lëkurën, pavarësisht stinës.

Duke folur për kujdesin e fytyrës gjatë vjeshtës, Krasniqi ka rekomanduar një rutinë të thjeshtë, e cila përfshin pastrimin e lëkurës, përdorimin e një kremi hidratues dhe aplikimin e kremit të diellit.

Sipas saj, produktet e kujdesit duhet të përshtaten me nevojat e lëkurës dhe, kur është e nevojshme, të përzgjidhen me rekomandimin e dermatologut.

Dermatologia ka ritheksuar se SPF-ja nuk është produkt vetëm për verën, por pjesë e kujdesit për lëkurën gjatë gjithë vitit./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy