Fokus

Hajra pas raportimit të Infokus: “Dikur çuditeshin qysh shitej toka e shtetit me 5€, sot po e shesin me 4€”

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 21 Tetor 2026

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Hajra ka reaguar pas raportimit të Infokusit për shitjen e 54 pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes negociimit direkt gjatë vitit 2025, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi, Hajra ka deklaruar se, ndonëse AKP-ja nuk u shua, procesi i privatizimit ka vazhduar edhe me intensitet më të lartë.

Ai ka rikujtuar debatet e mëhershme për shitjen e tokës shtetërore me çmim prej 5 eurosh për metër katror, duke theksuar se sot, sipas tij, çmimi ka zbritur në 4 euro për metër katror.

-Advertisement-

Hajra ka ngritur pikëpyetje rreth asaj se nëse kundërshtimet e mëhershme kishin të bënin me çmimin e tokës apo me personat që e blinin atë.

“Pra, halli s’paska qenë çmimi, po kush po e blen”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe emrat e Samiut dhe Ramushit si shembuj të debatit të mëhershëm. titull

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy