Nuk do ta besoni çfarë i ndodh lëkurës suaj gjatë vjeshtës – Dermatologia zbulon arsyen
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 24 Tetor 2026
Me ardhjen e stinës së vjeshtës, ndryshimet e temperaturave dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura ndikojnë edhe në shëndetin e lëkurës, duke shkaktuar tharje dhe probleme të tjera, shkruan Gazeta Infokus.
Për këtë temë ka folur dermatologia Dafina Krasniqi, e ftuar në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmani, ku ka shpjeguar se si ndryshimi i stinëve ndikon në barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe pse është e rëndësishme të ndryshohet rutina e kujdesit.
“Çdo stinë e vitit ndikon në lëkurë. Zakonisht edhe barriera e lëkurës pëson disa ndryshime. Gjatë kalimit nga vera në vjeshtë, lëkura pëson ndryshime, sepse qëndrojmë më shumë në ambiente të mbyllura”, ka shpjeguar Krasniqi.
Sipas saj, gjatë vjeshtës lëkura ka nevojë për më shumë hidratim, prandaj produktet që përdoren gjatë verës mund të mos jenë të mjaftueshme.
“Gjatë verës përdorim kremra më të lehtë, ndërsa gjatë vjeshtës duhet të kalojmë te hidratuesit pak më të fortë, që t’i japim lëkurës hidratim dhe ta mbajmë atë sa më gjatë”, ka këshilluar dermatologia.
Krasniqi ka ngritur shqetësimin edhe për përdorimin e produkteve të fytyrës pa konsultim me dermatologun, veçanërisht atyre që reklamohen në TikTok.
Ajo ka treguar se në praktikën e saj po has pacientë me probleme të lëkurës, përfshirë rozacenë dhe dermatitin, të cilët përdorin produkte të ndryshme pa marrë këshilla profesionale.
“Kam pacientë me rozace, kam pacientë me dermatit. Shkojnë në barnatore dhe marrin diçka, ose shohin në TikTok që dikush ka bërë një reklamë dhe e blejnë produktin. Kur vijnë te ne, tashmë e kanë dëmtuar barrierën e lëkurës”, ka deklaruar Krasniqi.
Dermatologia ka theksuar rëndësinë e përshtatjes së rutinës së kujdesit me nevojat e lëkurës, duke paralajmëruar se përdorimi i produkteve të papërshtatshme mund të përkeqësojë problemet ekzistuese./Gazeta Infokus/
Për më shumë ndiqni storien e plotë:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























