Fokus

Pas hulumtimit të Infokusit për shitjen e 54 pronave nga AKP-ja, Sadiku: 8 euro një picë, 4 euro metri katror i pronës publike

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 23 Tetor 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Infokus për shitjen e 54 pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) gjatë vitit 2025, ku në disa raste çmimi ishte vetëm 4 euro për metër katror.

E pikërisht për këtë gjë Sadiku përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar me AKP-në, duke krahasuar çmimin e një pice me atë të një metri katror të pronës publike të shitur nga AKP-ja, duke ironizuar edhe me inflacionin në Kosovë.

“E vetmja gjë që nuk po e prek inflacioni në Kosovë => prona publike që shitet nga AKP-ja. 8 euro një picë, 4 euro metri katror i pronës publike”, ka shkruar Sadiku.

-Advertisement-

Reagimi i tij vjen pas hulumtimit të Gazetës Infokus, ku u raportua se gjatë vitit 2025, AKP-ja kishte shitur 54 prona përmes negocimit direkt, me çmime që në raste të caktuara fillonin nga vetëm 4 euro për metër katror./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy