Lajme

OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 26 Tetor 2026

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj.

Sipas njoftimit, aksioni do të përcillet edhe me një konferencë për media.

Arlinda Sylaj Zekaj, e cila u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj, tri ditë para rastit i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.

-Advertisement-

Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç kishte shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy