Lajme

Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 26 Tetor 2026

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka deklaruar për Dukagjinin se e ndjera kishte pasur probleme të vazhdueshme dhe se, sipas saj, pavarësisht se i kishte raportuar rastet, nuk kishte marrë përkrahjen e nevojshme nga institucionet.

Ajo ka thënë se e kishte këshilluar Arlindën që të largohej nga Kosova bashkë me djalin e saj dhe të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi besonte se atje do të kishte më shumë mundësi për të kërkuar drejtësi.

“Unë i kam thënë mos u merr me këta njerëz këtu, nuk funksionon ligji në Kosovë. Merre djalin, shko në Amerikë”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, Arlinda kishte vendosur të qëndronte në Kosovë, pranë familjes së saj, dhe ishte punësuar këtu.

Ajo ka treguar se një nga problemet kishte të bënte me djalin e Arlindës. Sipas rrëfimit të saj, kur Arlinda kishte shkuar për ta marrë djalin pasi e kishte dërguar për vizitë te familja e babait, nuk ia kishin kthyer atë.

Ajo ka kritikuar edhe punën e institucioneve, duke thënë se këto institucione duhet të mbrojnë nënën dhe fëmijën.

“Nuk e di kush e ka djalin. Nuk kem komunikim me ata njerëz. Po të kishte komunikim, problemi do të zgjidhej siç zgjidhet normalisht. Por ata njerëz nuk janë normalë. Ajo, normalisht, e ka çuar djalin për ta vizituar gjyshen, familjen e burrit. Kur ka shkuar për ta marrë, nuk ia kanë dhënë djalin. Aty ka plasur belaja mes tyne. Qysh ndahet fëmija prej nanës? Ku ekziston kjo? Vetëm këtu, sepse i korruptojnë njerëzit, me prokurorë e me çka të jetë. Shërbimi Social, çfarë Shërbimi Social është ai që e ndan fëmijën nga nëna? Shërbimi Social duhet ta mbrojë nënën dhe fëmijën, e jo t’i ndajë. Nuk ka kujdes, askush nuk kujdeset, as gjyshja, as të tjerët, sikur për nënën. Nuk ka drejtësi”, ka theksuar ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy