Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 26 Tetor 2026
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe politike për rastet e dhunës ndaj grave.
Përmes një postimi në Facebook, Koçi ka deklaruar se pas një rasti të tillë, në një shtet normal do të duhej të kishte dorëheqje edhe në nivelet më të larta të institucioneve.
“Në një shtet normal, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, është dashtë me pasë dorëheqje deri në nivele më të larta politike dhe të sistemit të drejtësisë – së paku për hir të përgjegjësisë objektive!”, ka shkruar Koçi.
Ai ka kritikuar faktin se, sipas tij, në Kosovë përgjegjësia institucionale shpesh përfundon vetëm me reagime publike, pa u ndërmarrë veprime konkrete.
“Nuk ka. Nuk ka pasë thuaja asnjëherë. A e dini pse? Se te na përgjegjësia përfundon me një reagim në Facebook!”, ka theksuar ai.
Koçi ka drejtuar kritika edhe ndaj qytetarëve, duke vlerësuar se mungesa e kërkesës për llogaridhënie ndikon në vazhdimin e kësaj gjendjeje.
“E as ne, si popull, nuk kërkojmë llogari!”, ka përfunduar ai.
Reagimi i tij vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila vetëm disa ditë para se të vritej u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë duke kërkuar mbrojtje urgjente./Gazeta Infokus

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...




























