Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 28 March 2024
Kina nuk do t’i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe kundërshton ndërhyrjen nga Shtetet e Bashkuara mbi këtë çështje, tha të enjten një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës , Wu Qian.
Për çështjen e Detit të Kinës Jugore midis Kinës dhe Filipineve, Kina kundërshton ndërhyrjen e huaj, shkeljen dhe provokimin dhe propozon menaxhimin e duhur të dallimeve, tha Wu.
Kina është gjithashtu plotësisht e përgatitur për të përballuar çdo rast emergjencë dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat dhe interesat detare të Kinës, tha ai.
Zëdhënësi i bëri këto komente në përgjigje të pyetjeve të lidhura me të ashtuquajturin “koncept gjithëpërfshirës të mbrojtjes arkipelagjike” të Manilës dhe akuzat e saj që thonë se Kina pengoi disa herë misionet e saj të furnizimit në gumën Ren’ai
Filipinet, duke u mbështetur te forcat e jashtme, shkelën të drejtën ndërkombëtare dhe frymën e Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore (DOC), shpesh dëmtuan sovranitetin e Kinës, bënë provokime, krijuan konflikte dhe përhapën informacione përbaltëse për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar, tha Wu.
“Ai po ecë më larg në një rrugë të rrezikshme,” tha zëdhënësi.
Duke theksuar se pala kineze nuk lejon që Filipinet të veprojnë të njëanshme, zëdhënësi tha se Kina është përgjigjur me veprime të ligjshme, të vendosura dhe të matura, shkruan CMG
Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken kohët e fundit akuzoi Kinën për operacionet e saj në Detin e Kinës Jugore dhe përsëriti përkushtimin e mbrojtjes së ShBA-së ndaj Filipineve. Pala amerikane kritikoi gjithashtu veprimet e ndërmarra nga pala kineze kundër palës filipinase në Detin e Kinës Jugore më 23 mars.
“Ne kemi çdo arsye të besojmë se me përpjekjet e përbashkëta të vendeve të rajonit, çështja e Detit të Kinës Jugore me siguri do të zgjidhet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës.“Ky është trendi i pashmangshëm i kohës sonë.
Kina qëndron e përkushtuar për të menaxhuar siç duhet dallimet detare me palët përkatëse përmes dialogut dhe konsultimit, duke mbrojtur në mënyrë të vendosur sovranitetin territorial të Kinës dhe të drejtat dhe interesat detare, tha ai.
Të tjera
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...
-
“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në P...
-
Qindra ukrainas detyrohen të ikin nga Kharkivi
Sulmet ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar evakuimin e pothuajse 1...
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...