Detaje të reja nga përleshja mes dy grupeve në Prishtinë – Një i arrestuar, tre të tjerë në kërkim (EMRAT)
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 27 March 2024
Në një përleshje me armë mes dy grupeve që ndodhi mbrëmë në Prishtinë mbeti i vdekur 30 vjeçari, Egzon Haziri ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, ndër to edhe dy gra që dyshohet se ishin kalimtare rasti.
Burime të Gazetës Infokus brenda Policisë së Kosovës, bëjnë me dije se janë katër të dyshuar të cilët u gjuajtën me armë rreth orës 21:00 në Allanë të Prishtinës, derisa njëri nga ta është arrestuar mbrëmë.
Sipas burimeve i arrestuari është Bilall Kçiku ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë Fitim Doda, Naim Berisha dhe Ahmet Berisha.
Gazeta Infokus po ashtu mëson se rasti i mbrëmshëm lidhet me rastin i cili ndodhi në po të njëjtën ditë, pra të martën në Kolovicë, rreth orës 13:40 ku pati gjuajtje me armë në drejtim të një veture dhe mbeti i plagosur një person.
Çfarë deklaruan zyrtarisht nga policia për rastin e parë dhe të dytë?
Rasti i parë siç konfirmuan për Gazetën Infokus nga Policia e Kosovës ndodhi rreth orës 13:40 në Kolovicë ku u gjuajt me armë drejt një veturë dhe shoferi mbeti i plagosur.
“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, deklaruan të martën nga policia për Infokus.
PAMJE NGA RASTI I PARË
Derisa rasti i dytë ndodhi rreth orës 21:40 po ashtu në Kolovicë lagjen Allana, ku gjuajtjet me armë ishin në mes të dy grupeve, personat e cekur më lartë, ku si pasojë mbeti i vrarë një 30 vjeçar.
PAMJE NGA RASTI I DYTË
“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi mbrëmë, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Infokus.
Tre të plagosurit në përleshjen mes dy grupeve në Prishtinë në mjekim intensiv
Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, shtëpia ku mbeti i vd*kur një person dhe e plagosur një grua
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...