Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 08 May 2024
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit të Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen, por pa dhënë më shumë hollësi.
Këshilli mblidhet javën që vjen dhe pritej që të votonte për kërkesën e Kosovës, e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke nxitur besimin në Prishtinë për përmbushjen e këtij synimi dhe zemërimin në Beograd.
Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duket se u bë “thembra e Akilit” në përpjekjet e Kosovës, sikundër është pika më e nxehtë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.
Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi “absurd” dhe të papranueshëm një kushtëzim të tillë.
“Draft statuti i (Miroslav) Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të Quintit si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgoj dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, tha kryeministri Kurti të mërkurën.
Dy ditë më parë pas një takimi me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë ai bëri thirrje që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos ngatërrohet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, meqë këto procese janë të ndara.
Por, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është në fund të mandatit, tha se këto procese “janë shumë të lidhura”. Këshilli i Evropës, tha ai, “ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova ka bërë zotime të qarta për trajtimin e pakicave dhe kjo përfshinë edhe Asociacionin”.
Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit, i cili duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit. Themelimi i tij është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
Serbia u vu në fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse me marrëveshjen e Ohrit zotohet të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar në bashkëbisedimin e fundit me gazetarë para se të lërë këtë pozitë, i ka bërë një përmbledhje të shkurtër zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.
Në bashkëbisedimin 30 minutash, Escobari ka treguar edhe arsyet se përse Kosova mund të dështojë për pranim në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë dështuar të përmbushin detyrimet e veta që morën me Marrëveshjen e Ohrit. Ka shtuar se shtetet evropiane druhen se formimi i Asociacionit pas anëtarësimit në KiE do të sillte vonesa.
Të tjera
-
Ora dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...
-
Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, i njoftojnë deputetët atje për situatën politike në vend
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratik...
-
Rra*hu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas
Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ n...
-
Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim shefen e ...
-
KOMF alarmon “shërbimet për fëmijët po mbyllen”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka organizuar aktivitetin...
-
Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet pla*gë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti bëri homazhe në Marinë, në 25- vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kry...
-
Juria vendos për Trumpin, çfarë mund t’i ndodhë ish presidentit amerikan?!
Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fund...
-
Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tens...
-
Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK
Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rr...