Fokus

Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, shtëpia ku mbeti i vd*kur një person dhe e plagosur një grua

Autori: Gazeta inFokus 00:04 | 27 March 2024

Një burrë ka ndërruar jetë dhe një grua ka mbetur e plagosur nga gjuajtjet me armë në Kolovicë në Prishtinë.

Rastin tashmë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vra*rë një burrë dhe e plagosur një grua që dyshohet të jetë kalimtare rasti

-Advertisement-

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Infokus.

Gazeta Infokus ju sjell pamje ekskluzive nga vendi i ngajrjes, tek shtëpia aty ku ndodhi vrasja dhe plagosja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera