Fokus

Tre të plagosurit në përleshjen mes dy grupeve në Prishtinë në mjekim intensiv

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 27 March 2024

Të martën rreth orës 21:00 në Allan të Prishtinës, në një guajtje me armë zjarri ka mbetur i vdekur i riu, Egzon Haziri dhe tre persona të tjerë kanë përfunduar në emergjencë me lëndime të rënda.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Gazetën Infokus, se tashmë tre të plagosurit janë dërguar në Klinikën Intensive për vazhdimin e trajtimit atje, derisa ka theksuar se janë pranuar në gjendje kritike.

“Tre të plagosurit tashmë janë dërguar në Intensive për trajtim të mëtutjeshëm. Mbërëmë janë pranuar në gjendje dhe me lëndime të rënda. Ne kemi kryer ndërhyrjet tona derisa të plagosurit tani gjenden në Klinikën Intensive”, ka thënë Syla për Infokus.

-Advertisement-

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se 30 vjeçari, Egzon Haziri  humbi jetën në një gjuajte me armë mes dy grupesh duke e cilësuar rastin si vrasje e rëndë.

“Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhej në raportin e të martës të policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, shtëpia ku mbeti i vd*kur një person dhe e plagosur një grua

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera