Ministria e Nagavcit mundohet “ta fshehë” që po thyen ligjin, nuk ka asnjë të punësuar me aftësi të kufizuar
Autori: Samire Jaha
15:44 | 20 Mars 2023
Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në krye me Arbërie Nagavcin, po mundohet të fshehë që në këtë dikaster nuk ka asnjë të punësuar me aftësi të kufizuar.
Gazeta Infokus ka gati një muaj që është munduar të marrë të dhënat për numrin e të punësuarve, mirëpo duke qenë se nuk është asnjë, kjo ministri ka vendosur të heshtë dhe të injorojë kërkesat e Infokusit.
Për herë të parë Gazeta Infokus i është drejtuar MASHTI-it përmes e-mailit zyrtar me 24 shkurt për të përcjellë më pas vazhdimisht këtë kërkesë, por që e-mailet e redaksisë injoroheshin nga zyra për informim e këtij dikasteri.

Mirëpo Nagavci “u demaskua” nga zyra e kryeministrit, të cilët e konfirmuan për Infokus se kjo ministri le që nuk e plotëson kuotën sipas ligjit “1 në 50 të punësuar” të jenë nga kjo kategori, mirëpo nuk e ka asnjë të punësuar me aftësi të kufizuar.
“Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka raportuar se momentalisht nuk e ka asnjë person te punësuar me aftësi te kufizuar dhe rrjedhimisht e kanë të pa plotësuar kuotën sa i përket Ligjit me Nr. 03/L-019 për Aftësim dhe Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi te Kufizuara që sipas Nenit 12 paragrafi 2, citoj: ‘’Çdo punëdhënës është i obliguar te punësoj një person me aftësi te kufizuara ne çdo pesëdhjetë (50) punëtorë”, kanë deklaruar për Infokus nga zyra e kryeministrit.
Ndryshe persona të punësuar me aftësi të kufizuar nuk ka as në ministrinë e Ekonomisë në krye me Artane Rizvanollin.
“Aktualisht në numrin e përgjithshëm të të punësuarve të Ministrisë së Ekonomisë, nuk ka të punësuar persona me aftësi të kufizuar. Ministrisë së Ekonomisë ka kërkuar punësimin e një personi me aftësi të kufizuara për pozitë të punës në kuadër të Zyrës së Sekretares së Ministrisë. ME në koordinim me Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik është në proces të zhvillimit të procedurës së rekrutimit për këtë pozitë”, kanë deklaruar nga kjo ministri për Infokus.
Kujtojmë që Ministria e Financave Punëve dhe Transfereve ka kërkuar nga punëdhënësit që të të punësojnë personat më aftësi të kufizuar, “1 në 50 punëtorë”.
Madje nëse kjo nuk ndodhë dhe institucionet publike dhe private në vend, nuk veprojnë sipas ligjit Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve deklaroi se këta punëdhënës do të obligohen të paguajnë kontribute mujore në shumë të pagës minimale.
Gazeta Infokus sot raportoi se ka siguruar të dhënat për secilën ministri se sa është numri i të punësuarve me aftësi të kufizuara duke qenë se të njëjtit po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, mirëpo sipas këtyre shifrave ligjin nuk po e respektojnë as vetë.
Nga gjithsej 15 ministri duke përfshirë zyrën e kryeministrit, numri i personave të punësuar me aftësi të kufizuar është 93./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































