QKUK së shpejti edhe me një shërbim për qytetarë
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 16 February 2023
Për herë të parë në Kosovë shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësor do të ofrohet edhe në QKUK. Tashmë ky projekt ka marrë dritën e gjelbër nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë. Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, thonë se janë të gatshëm për këtë shërbim, vetëm se presin të pajisen me aparaturë të nevojshme.
Për shumë çifte në Kosovë të cilët presin të kenë fëmijë, dhe në pamundësi për të kryer shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor në spitale private, tani një mundësi e tillë pritet t’u ofrohet në QKUK në Klinikën e Gjinekologjisë.
Një qytetare, në kushte anonimiteti, ka folur për Radio Kosovën, se ka shpenzuar në klinikat private shuma të mëdha për të kryer Frytnimin e Asistuar Mjekësor, që ndryshe njihet si IVF.
Qytetarja thotë se nëse do të fillonte në QKUK një shërbim i tillë, do të ishte një lehtësim për të gjitha çiftet që duan të bëhen prindër.
“Unë personalisht kam shpenzuar shumë për këtë shërbim por që fatkeqësisht kam dështuar 3 herë e nëse bëhet në Gjinekologji, do ta provoja që të heq merakun njëherë se edhe kostoja e shërbimit do të jetë më lirë se sa në privat”, tha ajo.
Drejtori i Klinikes se Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, thotë për Radio Kosovën se për këtë vit e ka prioritet shërbimin e IVF-it dhe se po sa të pajisen me aparature të nevojshme, do të fillojnë më këtë shërbim.
“Ne stafin e kemi të gatshëm, janë të trajnuar një pjesë e ekipit dhe një trajnim kanë për të kryer edhe gjatë këtij viti. Reparti i IVF-t është i gatshëm dhe është punuar me standarde që kërkohen për një punë të tille. Tani po presim vetëm furnizimin me aparatura të nevojshme dhe besoj që këtë vit do të sillen mjetet e duhura që të fillojë puna”, tha ai.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë i kanë thënë Radio Kosovës se nga ky vit do të fillojë të ofrohet ky shërbim. Përmes emailit ata nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të bëhet pajisja me aparaturën e nevojshme për shërbimin e IVF-it.
Ndërsa Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka thënë se janë kryer të gjitha investimet në infrastrukturë dhe po ashtu, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, presim që të sigurojmë edhe pajisjet e nevojshme.
Të tjera
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...