Shpëtuan nga rrënojat katër persona, por a kanë sigurim shëndetësor pjesëtarët e FSK-së në Turqi?
Autori: Elvira Haxhiu 17:57 | 15 February 2023
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit shkatërroi pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit.
Po në këtë ditë Forca e Sigurisë së Kosovës, nisi një kontingjent të forcave të kërkim-shpëtimit për në zonat ku ishin prekur nga tërmeti në Turqi, shkruan Gazeta Infokus.
Ky kontingjent i FSK-së i dërguar në Turqi përbëhet nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
Por, a kanë sigurim shëndetësor pjesëtarët e FSK-së që janë dërguar në Turqi?
Në një përgjigje për Gazetën Infokus nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë dërguar me mision në zonat e prekura nga tërmeti kanë sigurim shëndetësor.
“Të gjithë trupat e njësisë së Kërkim – shpëtimit të FSK-së që janë me mision në Turqi kanë sigurim shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Gjithashtu, nga ky dikaster i drejtuar nga Armend Mehaj, kanë thënë se të gjithë pjesëtarëve të FSK-së që dërgohen për operacione jashtë vendit u sigurohen sigurimet shëndetësore.
“Të gjithë pjesëtarëve të FSK-së që janë në udhëtime, operacione, shkollime dhe trajnime të planifikuara jashtë vendit, ju sigurohen sigurimet shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes për Infokus.
Që kur kontingjenti i njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së u dërguan në Turqi, kanë arritur që të shpëtojnë nga rrënojat të gjallë katër persona.
Në mëngjesin e 8 shkurtit pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë dy vjeçare dhe vetëm pas disa orësh ata arritën ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës.
LEXO EDHE: FSK e shpëton një fëmijë dy vjeç në Turqi
LEXO EDHE: FSK arrin ta shpëtojë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar
Ndërsa, të dielën e 12 shkurtit, përkatësisht pas më shumë se 162 orëve nga rënia e tërmetit, pjesëtarët e FSK-së sërish bën mrekullinë duke nxjerrë nga rrënojat një vajzë të moshës 13-vjeçare dhe një 45-vjeçar.
Nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se në mesin e viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri nuk ka asnjë kosovar.
Ndërkaq të martën u raportua se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 40 mijë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në r...
-
Osmani kujton komandant Drinin: Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si ko...
-
Pamjet e fundit nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 6 persona
Para disa orëve ka ndodhur një aksident i rëndë në udhëkryqin afër konvikteve...
-
Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Ve...
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...
-
Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje në Shtime
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fs...
-
Arrestohen 4 të mitur në Lipjan, sulmuan 2 të mitur të tjerë
Në Lipjan janë arrestuar katër të dyshuar, djem të mitur, për shkak se kishin...
-
Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim
Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për ...
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente mes dy veturave në udh...