Lajme

Gjashtë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 08 May 2024

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente mes dy veturave në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, u shpreh Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera