Lajme

Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 08 May 2024

Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim. Intervistimi i tij ka nisur në orën 09:15, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas asaj që ka njoftuar vet Durmishi, ai do të merret në pyetje nga Prokuroria në lidhje me autostradën e Prishtinë – Podujevë.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë.

-Advertisement-

Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, kishte theksuar në njoftimin e tij Durmishi. /Gazeta Infokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy