Lajme

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 21 November 2026

Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së në apelin kundër dënimeve për krime lufte në Hagë.

Disa ekspertë ndërkombëtarë që folën për Radion Evropa e Lirë tregojnë çfarë mund të bëjë Kosova dhe se cilat janë pikat ku mund të rrëzohet aktgjykimi dënues i shtatorit për katër ish-krerët e UÇK’së.

Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë se një mund të jetë Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale dhe lidhja me të.

-Advertisement-

“Është e qartë se janë kryer krime, por çështja kryesore është ndërlidhja e tyre me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Pikërisht mbi këtë bazë do të përpiqesha ta kundërshtoja aktgjykimin. Pra, nëse ka ekzistuar një qëllim i përbashkët sepse për një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale duhet të ekzistojë një qëllim i tillë”.

Ndërkaq, Carsten Stahn, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësisë Globale në Universitetin e Leidenit dhe në Universitetin Queen’s në Belfast, sheh gjithashtu hapësirë për argumente juridike rreth interpretimit të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por ai e identifikon edhe një tjetër.

“Çështja e dytë është mënyra se si gjyqtarët i kanë përcaktuar dënimet dhe cili ligj duhet të shërbejë si bazë për to. A kanë të pandehurit të dënohen sipas ligjit që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprave apo përparësi ka korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Ndërkohë, William Schabas, profesor dhe akademik kanadez, i specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, tha se Qeveria mund t’i ndihmojë financiarisht ekipet e mbrojtjes, por se s’është e pranueshme të nisë fushata e lobim.

“Nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të ndihmojë financiarisht për t’i ndihmuar të pandehurit të angazhojnë ekipet e tyre juridike, kjo nuk do të ishte e pazakontë. Por, nëse synon forma të tjera të përfshirjes si fushatë apo lobim, nuk do të mendon se kjo do të ishte e pranueshme”.

Grupi Punues, që u formua për hartim të strategjisë për përballje në Apel, i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se do të punojnë në konfidencialitet.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy