Lajme

Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 20 November 2026

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, është takuar me kryetaren e Bashkisë së Torontos, Olivia Chow, në kuadër të Samitit Ekonomik të Ontarios, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Toronto, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Sipas këtij njoftimi, gjatë takimit është diskutuar për rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-kosovar që jeton dhe vepron në Toronto.

-Advertisement-

“Konsulli i Përgjithshëm, z. Kadri Dakaj, pati kënaqësinë të takohej me Kryetaren e Bashkisë së Torontos, znj. Olivia Chow, në kuadër të Samitit Ekonomik të Ontarios. Gjatë takimit u diskutua roli dhe kontributi i komunitetit shqiptaro-kosovar në Toronto, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm mes qytetit të Toronto-s dhe qyteteve tona”, thuhet më tej në njoftim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy