Lajme

Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 20 November 2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furnizimit në Gërqinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, pasi analizat e mostrave kanë evidentuar turbullirë mbi kufijtë e lejuar për konsum.

Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se në Gërqinë është evidentuar edhe një problem tjetër, pasi ndërprerjet e herëpashershme të energjisë elektrike kanë ndikuar në stabilitetin e procesit të dezinfektimit të ujit në rezervuar.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe publikimin e një njoftimi të ri.

-Advertisement-

Ndërkohë, ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit, me qëllim të rikthimit të furnizimit të rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.

Postimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

​Ju njoftojmë se pas monitorimit të sotëm të cilësisë së ujit dhe analizës së mostrave, në zonat e furnizimit Gërqinë dhe Damjan është vërejtur rritje e turbullirës së ujit jashtë standardeve të lejuara për konsum.

Po ashtu, në Gërqinë, për shkak të ndërprerjeve të kohëpaskohshme të energjisë elektrike, procesi i dezinfektimit të ujit në rezervuar nuk është stabil.

​Prandaj, rekomandohet që uji të mos përdoret për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe njoftimin e radhës.

​Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit për të rikthyer furnizimin e rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.

​Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

​KRU “Gjakova” Sh.A.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy