Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 20 November 2026

Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një sistem i ri, i cili do të jetë aktiv deri në orët e mëngjesit.

Lokalisht priten rrebeshe shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë intensive, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos në zonat jugore dhe jugperëndimore. Në zonat malore priten reshje bore.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, pritet shtim i vranësirave në disa zona, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar.

-Advertisement-

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe perëndimit, ndërsa në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të fitojë intensitet, duke qenë në momente të caktuara shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin nga 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17°C. /MeteoKosova

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy