Aksion policor në tri lokacione, arrestohen katër persona dhe konfiskohen afro 15 kilogramë marihuanë
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 21 November 2026
Katër persona janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës, i zhvilluar në tri lokacione të ndryshme: në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Mutivodë.
Sipas raportit policor, aksioni është zhvilluar më 20 nëntor 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë dhe në lokacione të tjera, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.
Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kilogramë e 815 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane.
Katër të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“-Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 20.11.2026 – 12:00. Nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme: Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kg e 815 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 4 celularë, dy pistoleta, 62 fishek, para të gatshme 9120 € dhe 350 franga zvicerane. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhe në raportin 24-orësh të Policisë.

T� tjera
-
Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës...
-
Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ata nga ballkoni
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjes...
-
Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sërish në sh...
-
46 aksidente dhe 2396 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për...
-
Zhduket një vajzë në Prizren
Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen ...
-
Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së...
-
“Besojnë te protesta, jo te gurët”, Rama publikon pamje nga takimi me disa studentë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi dhe bashkë...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...
-
Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë
Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në ...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...

































