Lajme

Ganimete Musliu: Haga ka kaluar kufijtë e drejtësisë dhe të njerëzores

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 21 November 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, pas ndalimit të Jakup Krasniqit që të përshëndetet me vëllanë e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu e ka cilësuar këtë veprim si çnjerëzor, dehumanizues dhe poshtërues, duke thënë se Haga ka kaluar kufijtë e drejtësisë dhe të njerëzores.

“T’ia ndalosh Jakup Krasniqit edhe përshëndetjen me vëllanë e tij është akt çnjerëzor, dehumanizues dhe poshtërues!”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Deputetja e PDK-së ka theksuar se lidhjet familjare nuk mund të kufizohen nga vendimet gjyqësore, duke iu referuar rëndësisë që kanë vëllai dhe motra në traditën familjare në Kosovë.

“Nëse në Evropë vëllai mund të mos konsiderohet pjesë e familjes së ngushtë, në Kosovë vëllai dhe motra kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë kërthiza e lidhjes familjare, gjaku që nuk e ndan as koha, as largësia e as burgu”, ka deklaruar ajo.

Sipas Musliut, asnjë vendim gjykate nuk duhet t’ia mohojë një personi dinjitetin dhe të drejtën për t’u përshëndetur me familjarët e tij.

“Haga ka kaluar çdo kufi të shkeljeve të drejtësisë dhe po shkel edhe kufijtë elementarë të njerëzores. T’ia mohosh Jakup Krasniqit të drejtën për një përshëndetje me vëllanë e tij nuk është vetëm poshtërim i një njeriu, por goditje ndaj vetë dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Musliu.

“Drejtësia nuk mund të jetë kurrë arsyetim për çnjerëzi”, ka përfunduar deputetja e PDK-së.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy