Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/wqw-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
22:00 | 14 February 2023
Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gjë që mund të përbëjë krim lufte, thuhet në një studim amerikan të publikuar më 14 shkurt.
Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katëmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për “edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë”. Kështu u tha në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale, institut që është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Nathaniel Raymond, hulumtues në Yale, tha se Rusia ka bërë “shkelje të qartë” të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi trajtimin e civilëve gjatë luftës dhe tha se ky raport duhet të jetë alarm.
Aktiviteti rus “në disa raste përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, tha ai për gazetarët.
Në raport bëhet thirrje që një trup i pavarur të ketë qasje në kampet dhe Rusia të ndalojë menjëherë birësimin e fëmijëve ukrainas.
Qeveria ukrainase së fundmi ka thënë se mbi 14.700 fëmijë janë deportuar në Rusi dhe ka pretenduar se disa prej të cilëve po keqpërdoren seksualisht.
Në raportin amerikan, që është bazuar në imazhe satelitore dhe në të dhëna publike, u tha se të paktën 6.000 fëmijë janë dërguar në kampe, por u shtua se “ky numër ka të ngjarë që të jetë shumë më i lartë”.
Rusia ka argumentuar se po shpëton jetimët ose po i dërgon fëmijët brenda territorit të saj për t’iu ofruar kujdes shëndetësor. Disa prindër janë detyruar që të japin miratimin për dërgimin e fëmijëve të tyre në Rusi, shpesh me shpresën që ata do të kthehen, u tha në raport.
Në raport u tha se autoritetet ruse po kërkojnë që të ofrojnë këtyre fëmijve këndvështrimin pro-Moskës përmes programeve shkollore dhe përmes bisedave që ata zhvillojnë me veteranët.
Këta fëmijë po ashtu janë trajnuar për të përdorur armët e zjarrit, edhe pse Raymond tha se nuk ka të dhënë se ata do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar.
Në raportin e publikuar u tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë ngushtë i përfshirë në këtë operacion, veçmas me Maria Lvova-Beloava, që është komisionare presidenciale për të drejtat e fëmijëve.
Ajo citohet të ketë thënë se 350 fëmijë janë birësuar nga familjet ruse dhe mbi 1.000 të tjerë po presin që të finalizohet procesi i adoptimit./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-las-vegas-41.jpg)
Të tjera
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Eur...
-
CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik...
-
Gooooool! Qazim Laçi shënon për Shqipërinë!
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Kroacis...
-
Shqipëria në paraqitjen e dytë në Euro
Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në Euro, të dyja në tre turnetë...
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve
Për shkak se mbrojtja nuk u pajisë me kopje të fjalës përfundimtare të prokur...