Kush i largoi barrikadat, komentojnë analistët
Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 29 December 2022
Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, barrikadat u larguan më 29 dhjetor nga ata të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.
Heqja e barrikadave u mirëprit nga institucionet ndërkombëtare.
Kurti tha se ishte mirë që barrikadat u hoqën pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
“Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën”, tha Kurti.
Mirëpo analistët në “RTV Dukagjini” kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me atë se kush i largoi barrikadat.
Analalisti Imer Mushkolaj beson se ka pasur marrëveshje që soli në largimin e barrikadave. Kjo sipas tij vërehet edhe në deklaratat e Joseph Borrellit.
“Barrikadat i largoi marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur negociata me ndihmën e SHBA dhe BE. Është arritur një marrëveshje që nuk është bërë publike se për çfarë është diskutuar, por duhet hapur se ka pasur marrëveshje”.
Mushkolaj thotë se padyshim edhe lirimi i Pantiqit ka qenë ndër arsyet që kanë çuar në largimin e barrikadave.
“Unë mendoj se është negociuar edhe me sistemin e drejtësisë dhe në masë të madhe është anashkaluar zoti Kurti. Mënyra si u ndryshua masa dhe reagimet që erdhën nga Kurti e LVV-ja lenë të nënkuptohet se Kurti u anashkaluar. Sistemi i drejtësisë në Kosovë bashkë me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare kanë meritë në këtë zhbllokim”, deklaroi tutje Mushkolaj.
Juristi Bardhyl Hasanpapaj thotë se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e paraburgimit të ish-policit Dejan Pantiq.
“Akuzat janë jokorrekte. Shërbimi Korrektues dhe Policia dështuan ta dërgojnë në paraburgim të arrestuarin. Qasja e Qeverisë me Gjyqësorin në këtë rast ishte katastrofale”.
Juristi thotë se nuk sheh ndonjë marrëveshje mes palëve për largimin e barrikadave.
“Vuçiq si hyri ashtu edhe doli nga barrikadat. Ai hyri me barrikada për qëllime më madhore por doli pa asnjë fitore. Unë e shoh se ai ka pësuar një humbje të madhe si politikan”.
Analisti Dibran Hoxha thotë se pas lirimit të Pantiqit për nga reagimi Kurti është dukur se i është futur “thika pas shpine”.
“Mbajtja e mëtejme e Pantiqit në paraburgim do të kishte prodhuar një tjetër konflikt potencial. Ne me sistemin tonë të sigurisë nuk do të kishim mundur të përballojmë situatën”.
Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të japë sqarime në lidhje me amnistimin e personave të cilët i kanë vendosur barrikadat.
Deklarata e ShBA-së dhe BE-së, ku thuhet se është arritur ujdi për aminstim e personave që kanë qëndruar prapa barrikadave në veri të Kosovës, është shqetësuese për analistin Visa Ymeri.
“Për mua pyetja kryesore është cilët janë ata liderë të cilët mund të sigurojnë që nuk do të ketë ndjekje penale për qytetarët e Kosovës të cilët e kanë thyer ligjin. Kush janë ata që mund të japin amnesti kokë në vete, sepse ajo mund te jepet me ligj”, ka thënë ai.
Analisti Astrit Gashi thotë se barrikadat nuk i hoqën as KFOR-i e as Policia e Kosovës të cilët ishin zotuar se do të bëjnë një gjë të tillë.
“Barrikadat për mua i largoi një vendim i gjyqësorit i cili për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit. Ky vendim përputhej me vendimin e kërkuar politikisht. Ndërlidhja mund të jetë e tillë, apo mund të kenë ndërhyrë ndërkombëtarët. I është kërkuar edhe kryeministrit ky vendim, por ai ka thënë se nuk përzihet në drejtësi. Ky vendim i drejtësisë ka plotësuar edhe kërkesat e Serbisë. Nuk e dimë nëse është fitore apo humbje për Kosovën. Fitore mund të kishte qenë nëse barrikadat do t’i largonte Policia e Kosovës”, deklaroi tutje Gashi./Telegrafi
Të tjera
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...