Fokus

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 07 December 2022

Sot rreth orës 12:30 një shtëpi në lagjen “Pejton” në Prishtinë është përfshi nga zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se deri nuk është raportuar për të lënduar.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Pejton në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshi një shtëpi.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.  Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera