10 deputetët e Kuvendit të Kosovës më të ndjekur në Instagram
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 18 June 2021
Në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 120 deputetë. Derisa në legjislaturën e fundit dominojnë emrat e rinj, ka edhe nga ata që me vite të tëra janë pjesë e parlamentit me performancën e tyre të dëshmuar në politikë.
E kjo u ka siguruar shumë prej tyre ndjekje të madhe në rrjetet sociale, nga ku mund të shtrijnë fushatën e tyre parazgjedhore por edhe sukseset nga puna e tyre pas zgjedhjes deputet.
Shpesh ata i shprehin qëndrimet e tyre përmes statuseve në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook”, gjersa kanë dukshëm më pak aktivitetet në rrjetet tjera sociale.
Por cilët janë 10 deputetët më të ndjekur në rrjetin social Instagram?
Në një listë të publikuar nga Telegrafi për dhjetë nga deputetët më me influencë në atë që njihet si një prej aplikacioneve me më së shumti përdorues në mbarë botën – dhe kësaj liste i prin një deputete e cila është zgjedhur për herë të parë si përfaqësuese e popullit këtë legjislaturë.
Fjala është për aktoren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e cila numëron gjithsej 105 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit.
Kjo influencë e madhe vjen si pasojë e sukseseve të saj të shumta në fushën e aktrimit.
1) Adriana Matoshi – Lëvizja Vetëvendosje
I dyti me radhë është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndiqet në llogarinë e tij të Instagramit nga mbi 64.1 mijë ndjekës deri më tani.
2) Ramush Haradinaj – Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës
E me vetëm 300 ndjekës më poshtë, i treti në radhë vjen Behgjet Pacolli nga AKR-ja.
3) Behgjet Pacolli – Aleanca Kosova e Re
E katërta në renditje është deputetja boshnjake e SDU-së, Duda Balje, me 34.3 mijë ndjekës, pasuar nga Blerta Deliu-Kodra e PDK-së me afro 17 mijë ndjekës.
4) Duda Balje – Bashkimit Socialdemokrat
5) Blerta Deliu Kodra – Partia Demokratike e Kosovës
Eliza Hoxha, e cila ka një ndjekje të madhe në rrjetet sociale prej vitesh shkaku i karrierës së saj të pasur si këngëtare dhe arkitekte – renditet si deputetja e gjashtë më e ndjekur në Instagram me rreth 16 mijë ndjekës.
6) Eliza Hoxha – Partia Demokratike e Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka 13.3 mijë ndjekës, me ç’rast renditet i shtati, pasuar nga Memli Krasniqi me 13 mijë dhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, me 10 mijë e 500 ndjekës për momentin.
7) Glauk Konjufca – Lëvizja Vetëvendosje
8) Memli Krasniqi – Partia Demokratike e Kosovës
9) Rrezarta Krasniqi – Lidhja Demokratike e Kosovës
I fundit që përmbyll listën e 10 deputetëve të Kosovës më të ndjekur në Instagram është Mërgim Lushtaku i PDK-së me 8,300 ndjekës aktualisht, duke lënë jashtë listës bashkë-partiaken e tij, Ariana Musliu-Shoshin, e cila në Instagram ndiqet nga 8,100 përdorues deri më tash. /Telegrafi/
10) Mërgim Lushtaku – Partia Demokratike e Kosovës
Të tjera
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...
-
Këta janë babai me dy djemtë që u plago*sën në Pejë, po trajtohen në QKUK
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtëna...
-
Ky është personi që po dyshohet për plago*sjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryeta...
-
Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë
Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë...
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore n...
-
Flet Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plago*sjen në Pejë, gjendem në Austri
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë
Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. ...
-
Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren
ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagos...
-
Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin ...
-
PAMJE TË RËNDA! Momenti kritik kur ndodhi plag*osja e trefishtë në Pejë
Tre persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ar...
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...