“5 muaj pa ujë”, disa fshatra të Vushtrrisë e Mitrovicës, ky është sqarimi i kompanisë furnizuese

Autori: Samire Jaha
12:32 | 18 January 2023
Banorët e fshatit Koshtovë në Mitrovicë, po ankohen se ka 5 muaj që kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Furnizimi me ujë për qytetarët e këtij fshati po vazhdon të jetë një problem serioz.
Kështu ka treguar për Gazetën Infokus njëri nga banorët e këtij fshati, i cili tha se përkundër që kanë qenë gjithmonë të saktë me pagesat, furnizimi me ujë ende mungon. Ai po e konsideron problem politik furnizimin me ujë si nevojë elementare për zhvillimin e jetës.
“Në fshatin Koshtovë ku edhe unë banoj tash e pesë muaj jemi pa ujë, e kjo krejt po bahet qëllimisht nga ujësjellësi për çështje partiake, edhe pse e kena pagu por ujë prapë s’kemi”, ka deklaruar për Infokus një banor i këtij fshati.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me kompaninë e ujësjellësit KRU, “Mitrovica”, të cilët bëjnë furnizimin me ujë në këto zona, e ku kjo kompani ka treguar edhe problemin kryesor që po shkakton mungesën e ujit në këtë fshat.
“Sa i përket fshatit Koshtovë kemi problem me pompa në stacionin e pompimit. Pompat janë dërguar për riparim dhe në momentin që pompat kthehen nga riparimi të njëjtat rivendosen në vend dhe fillon furnizimi me ujë të pije”, janë përgjigjur nga kjo kompani për Gazetën Infokus.
Derisa kanë bërë të ditur edhe se kur do të bëhet riparimi dhe rikthimi në funksionim në këto pompa.
“Besojmë se deri të enjten zgjidhet problemi”, janë përgjigjur shkurt për Infokus.
Mirëpo me një problem të tillë po ballafaqohen edhe banorët e fshatit Pantinë në komunën e Vushtrrisë.
Një banore e këtij fshati ka treguar për Infokus se këtë problem e kanë pasur tash e tre muaj, dhe që jeta për ta në këtë fshat është bërë goxha e vështirë.
“Për shkak të punimeve dhe prishjeve të shpeshta në disa zona, kanë shkaktuar edhe mungesën e furnizimit me ujë në fshatin Pantinë ku tash e tre muaj e kemi edhe një problem të tillë”, ka deklaruar një banore e këtij fshati për Infokus.
Mirëpo këtë po e mohojnë nga kompania furnizuese. Ata për Gazetën Infokus kanë thënë se në këtë fshat problemi me ujë ka zgjatur vetëm një ditë.
“Me datë 5 janar janë zhvillu punime në fshatin Akrashticë dhe si pasoj e kësaj ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në fshatin Pantinë. Mungesa e ujit ka zgjatur deri të nesërmen dhe kjo ka qenë e tëra”, janë përgjigjur nga kjo KRU “Mitrovica”, për Infokus.
Ndryshe probleme të tilla e mungesa me furnizimin me ujë, herë pas here kanë qenë të dukshme edhe në Prishtinë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...