Vrasja e ish-kryetarit të Velipojës, publikohen pamjet: Një ditë para vrasjes të dyshuarit shihen në një qendër tregtare në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 03 December 2021
Pashk Ujka, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës është ekzekutuar me një pistoletë me silenciator mbrëmjen e të hënës në Shkodër. 64 vjeçari ishte pranë shtëpisë së tij në një lulishte të qytetit me bashkëshorten, duke ecur. Kjo ka thënë në polici se nuk ka dëgjuar gjë në momentin e ekzekutimit kur ka parë të shoqin që është rrëzuar në tokë.
Ekzekutimi ndodhi rreth orës 18:00 në lagjien “Vasil Shanto” në qendër të Shkodrës, kur Pashk Ujka është qëlluar me plumb pas shpine.
Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar krimin, ka dyshime se ato janë të përfshirë në këtë vrasje.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video të lëvizjeve të fundit të dy të arrestuarve. Sipas Hoxhës ata kanë qenë me datë 28 dhe me datë 29 në Prishtinë. Aty kanë takuar babanë e Kristian Klemendit, Aleksandër Kelemendi. Ky i fundit është në kërkim dhe i fshihet policisë në Prishtinë.
Mes të tjerash Hoxha shtoi se është e rëndësishme të këqyren kamerat e sigurisë pasi dy të arrestuari rezulton që në Prishtinë ditën kur ka ndodhur vrasja, ata janë regjistruar në një poligon për të kryer qitje.
“I ka ndaluar të dy këta persona. Dhe masa e sigurisë do jepet. Në këto pamje paraqitet i ndaluari Kristian Kelmendi. Është ndaluar dhe akuzuar si autori. Ky është motivi. Ai në 28 nëntor një ditë para ngjarjes duke në Prishtinë në një qendër tregtare. Është ish qendra kulturore në Prishtinë. Kjo është video ku ai bën blerje. Pse ndodhet atje? Kjo është alibia që kanë dhënë të afërmit. Dhe këmbëngulin se nuk janë të përfshirë. Por ka disa video policia e Kosovës. Dhe lëvizjet që ka bërë Kelmendi. Në këtë moment ai është i shoqëruar me Marian Kolën dhe babanë e vet. Bëhet fjalë për orën 7 të darkës. Me datën 28. Aty është edhe babai Aleksandër Kelmendi.”
“Në videon tjetër është edhe Marian Kola. Shok i babait të Kristjanit. Në kontaktet më rezulton që ai ishte në Prishtinë bashkë me Kristjanin për të takuar babanë. Aleksandër ka pasur lidhje farefisnore me të ndjerin. Ndodhej se është në kërkim nga policia. Dhe për t’i shpëtuar arrestimit. Të dy të ndaluarit mendohet se kanë ndihmuar Kristjan Kelmendin për të kryer ngjarjen.” tha Hoxha.
Të tjera
-
Xizang-u bën hapa të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjelbër dhe me cilësi të lartë
Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore do të shfrytëzojë më tej p...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...