Lajme

Vrasja e Agonis Tetajt, ministrja Haxhiu: Vendim i padrejtë dhe skandaloz

Autori: Ermirë Berisha 17:20 | 14 October 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës e cila ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, Shaban Gogajn, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky vendim i Gjykatës është i padrejtë dhe skandaloz.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të merren të gjitha masat e duhura në mënyrë që të jepet dënimi meritor për dorasin.

-Advertisement-

“Është vendim i padrejtë e skandaloz!Një djalë i ri, në një ditë normale e në vendin e tij të punës, vritet tragjikisht. Procesi gjyqësor ndaj personit të dyshuar është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas. Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me  mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz! Shteti i së drejtës kërkon vendosmëri të personave që ushtrojnë detyrën zyrtare në organet që janë bartëse të sistemit të drejtësisë. Pra, kemi nevojë për prokurorë të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit.Në këtë drejtim, bëj thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes së të ndjerit, Agonis Tetaj, në mënyrë që të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore. Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, ka shkruar ministrja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera